Dr. Gjergj Bocari, MDM, PH.D

Themelues

Diplomuar në 2005 pranë Universitetit së Mjekësisë në Tiranë dega Stomatologji. Më pas ka përfunduar studimet pas univeristare dhe specializimin për Implanto-protezë dentare. Karriera e tij profesionale është e pasur me kurse dhe trainime profesionale ndërkombëtare në fushën e kirurgjisë dhe protetikës implantare dentare.

Si pjesë e angazhimit të tij profesional, ai drejton një ekip multidisiplinar të fokusuar në turizmin dentar, dhe rehabilitimin estetik dentoalveolar dhe oral si drejtor mjekësor.

Krahas karrierës profesionale, bie në sy edhe karriera e tij akademike si pedagog në Universitetin shtetëror dhe në universitete private si shef i departamentit të protezave.

Mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore” dhe është autor i botimeve të shumta shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrës aktiv në konferenca dhe evente shkencore ndërkombëtare.

Vitet e fundit karriera profesionale dhe akademike është përqendruar në institutin mjekësor “Tirana Dental Hospital”.