Tirana Dental Hospital sjell standarde të reja në stomatologjinë moderne, duke u pozicionuar si një klinikë prestigjioze që ndërthur teknologjinë bashkëkohore me ekspertizën profesionale të një niveli të lartë. Ne synojmë të ndërtojmë një reputacion të bazuar në besueshmëri, cilësi dhe rezultate afatgjata, duke u diferencuar qartë në treg përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe etike ndaj pacientit.
Në një treg ku shpesh konkurenca bazohet në oferta promocionale, filozofia jonë është e thjeshtë: “ Të konkurojmë përmes cilësisë dhe standardeve me të larta të trajtimit “. Ne besojmë se pacientët që i japin vlerë reale shëndetit të tyre kërkojnë më shumë sesa çmime të ulëta — ata kërkojnë siguri, profesionalizëm dhe kujdes të personalizuar.
Për këtë arsye, çdo pacient në Tirana Dental Hospital trajtohet si një rast unik. Klinika i kushton rëndësi të veçantë analizave të detajuara paraprake dhe vlerësimit të plotë klinik, duke siguruar që çdo plan trajtimi të jetë i personalizuar, i menduar me kujdes dhe i orientuar drejt rezultateve optimale dhe afatgjata.
Në Tirana Dental Hospital, cilësia është zgjedhje, jo kompromis !

Jemi ne dispozicionion tuaj 24/7

Na kontakto menjëherë në numrat tanë:

Nga ora 8:00 – 17:00: +355 69 319 1377
Pas ores 17:00:  +355 67 255 4966

Përse duhet të na zgjidhni

Mjek të kualifikuar

Një ekip mjekësh stomatolog që përditsohen në mënyre konstante me teknikat më moderne që garantojnë kura efikase, të sigurta dhe gjithnjë më pak inazive.

Eksperienca e gjatë mjekesore
Eksperienca 20 vjecare, nuk i lë vend zgjidhjeve rastësore të pa menduara mirë. Maturia e krijuar ndër vite ju garanton cilësi.

Teknologji të avancuar

Diagnostikim dixhital, scanner 3D, radiografi me dozazh të ulët dhe instrumente të gjeneratës së fundit që mundësojnë diagnostikim preciz dhe trajtim më të shpejt dhe të rehatshëm.

Kujdes për pacientin

Ambiente moderne dhe mikpritese, kohë të reduktuara pritje dhe një staf empatik bëjnë diferencën, mbi të gjitha për cilindo ka frik nga dentisti.

Qasje direkte me pacientin
Cdo pacient është i ndryshëm: një klinikë e mirë propozon plane kurimi të dedikuara, të shpjeguara qartë, duke mbajtur parasysh kërkesat, kohën dhe buxhetin.
Trasparencë dhe besim

Preventiv të qartë, kosto të shjeguara paraprakisht dhe shërbim post-trajtim ndërtojnë besim dhe qetsi në kohë.

Ofrojmë kujdes dentar të avancuar dhe të personalizuar, duke kombinuar teknologjinë moderne me profesionalizmin, për një buzëqeshje të shëndetshme dhe estetike për çdo pacient.

Kujdesemi për fytyrën dhe buzëqeshjen tuaj

Implante dentare

Pacient te lumtur

Kirurgji orale

Ndërhyrje të kirurgjisë estetike