Implantologji e avancuar

Në Tirana Dental Hospital, implantologjia e avancuar përfaqëson një qasje bashkëkohore dhe të personalizuar për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar. Përmes diagnostikimit të detajuar, planifikimit dixhital dhe teknikave moderne kirurgjikale, realizojmë trajtime me nivel të lartë precizioni, sigurie dhe komforti.
Ekipi ynë i specializuar vlerëson me kujdes çdo rast për të përcaktuar zgjidhjen më të përshtatshme, duke synuar rikthimin e funksionit natyral të përtypjes, estetikës së buzëqeshjes dhe shëndetit oral.

 

Cfarë përfshihet në Implantologjinë e Avancuar?


Implante me ngarkesë të menjëhershme



Kirurgji me implant pterigoid



Kirurgji me implant zigomatik



Kirurgji me implante nazale