E ashtuquajtura teknika “All-on-4” përfshin futjen e 4 implanteve dentare në harkun mandibular ose maksilar që mund të vendoset menjëherë, (mund kryhet në një seancë të vetme). Kjo teknikë është zgjidhja ideale për ato raste në të cilat pacienti ka një konformacion kockor të mangët për të qenë në gjendje të implantojë një protezë fikse.
Çfarë është All-on-4?
Cilat janë avantazhet e All-on-4?
Përparësitë kryesore që sjell kjo teknikë janë si më poshtë:
- Kursimi i kohës së ndërhyrjes
- Kursimi ekonomik
- Invaziviteti minimal
- Mundësia për të ndërhyrë në një numër të madh rastesh
- Rezultat i shkëlqyer
- Teknika e vendosjes së menjëhershëm
- Përdorimi i 4 implanteve: 2 të pjerret
- Mundësia e teknikës flapless
- Mundësia e një operacioni të drejtuar
- Ideale për pacientët me sasi të vogël kockash
Si funksionon trajtimi?
Pjesa diagnostike radiografike para-kirurgjikale është themelore dhe në qendrën tonë, kryhen ortopantomografi dhe Tac Combean.
Specialistet, pas njohjes së plotë të situatës, do të jetë në gjendje të fillojne me nderhyrjen gjatë të cilit pacienti do t’i nënshtrohet nje sedacioni konshient. Kjo anestezi e veçantë i lejon personit të qëndrojë zgjuar dhe të vetëdijshëm duke mos ndjerë asnjë lloj dhimbjeje apo shqetësimi.
Sa kohë duhet për operacionin?
Pasi të jenë bërë vlerësimet e para radiografike, do te merren masa, marrja e kafshimit që do të lejojnë laboratorin të përgatisë llojin e zgjidhjes protetike të zgjedhur (hap themelorë për përgatitjen e rastit). Pas ditës së operacionit, me një pushim të shkurtër deri në 48 orë (ku është e mundur), do të rregullohet proteza e përgatitur më parë për të rikthyer buzëqeshjen.
10-15 ditë pas operacionit do të bëhet një seancë për heqjen e qepjeve dhe një kontroll i mëtejshëm dhe në të njëjtën kohë do të jepen të gjitha informacionet e nevojshme për ruajtjen e higjienës.