Kirurgji orale

Shërbimi i Kirurgjisë Orale ofron trajtime të avancuara dhe të sigurta për diagnostikimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Me fokus te cilësia, siguria dhe mirëqenia e pacientit, ne përdorim teknika moderne për të garantuar rezultate optimale dhe një rikuperim sa më të shpejtë.

Falë përvojës së gjatë te Dr.Lauren Muhametaj, kirurg oral me mbi 20 vite eksperiencë në fushën e kirurgjisë orale dhe përkushtimit ndaj standardeve më të larta profesionale, pacientët përfitojnë trajtim të personalizuar, profesionalizëm dhe kujdes maksimal në çdo etapë të trajtimit.

Cfare perfshihet ne Kirurgjine Orale?

Ekstraksione kirurgjikale/ Dhëmballa e pjekurisë

Dhëmballet e pjekurisë (molarët e tretë) janë dhëmbët e fundit që dalin dhe në shumë raste nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t'u pozicionuar siç duhet.

Heqja e gurëve në duktuset salivare

Heqja e gurëve në duktuset salivare është një procedurë kirurgjikale minimale invazive që eliminon bllokimet e kanaleve të gjëndrave të pështymës, duke lehtësuar simptomat dhe rikthyer funksionin normal të tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive

Ngritja e sinusit

Sinus Lift, i njohur edhe si ngritja e sinusit maksilar, është një procedurë kirurgjikale që rrit volumin e kockës në pjesën e pasme të nofullës së sipërme.

Ekstraksion dentar

Kur një dhëmb i dëmtuar ose i infektuar nuk mund të trajtohet, duhet kryer ekstraksioni dentar për të parandaluar dhimbjen dhe komplikacionet e mëtejshme.

Kistektomi

Kistektomia orale është një procedurë kirurgjikale e specializuar që konsiston në heqjen e plotë të kisteve të nofullës dhe kavitetit oral, me qëllim ruajtjen e shëndetit të kockës dhe indeve përreth.

Trajtimi i abceseve dentare

Trajtimi i abceseve dentare është një procedurë e rëndësishme për eliminimin e infeksionit, lehtësimin e dhimbjes dhe parandalimin e përhapjes së tij në indet përreth.