Proteza dhe estetika dentare

Me operacionet e protezave dentare të kombinuara me mjekësinë estetike, ne duam t’ju japim mundësinë të përmirësoni buzëqeshjen tuaj si kurrë më  parë.

Njerëzit thonë se një buzëqeshje e bukur hap të gjitha dyert. Buzëqeshja është gjëja e parë që do të vërë re personi përballë.

Këtu në Tirana Dental Hospital fokusohemi në tre faktorë të rëndësishëm kur projektojmë protezen dhe estetikën dentare: shëndeti, funksioni dhe estetika.

Ne besojmë se shëndeti nuk duhet të rrezikohet për shkak të zgjedhjeve të gabuara ose atyre joproporcionale estetike.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se estetika duhet të vuajë nga ky mendim i yni. Në të vërtetë, falë mbikëqyrjes së mjekëve tanë profesionistë do të mund të vlerësoni të gjitha mundësitë më të mira estetike për të përballuar këto ndërhyrje pa hequr dorë nga tre faktorët e përmendur më sipër.

Përveç koncepteve matematikore dhe gjeometrike, janë bërë analiza të raportit të buzëve dhe dhëmbëve dhe përputhshmërisë së tyre me rregullat e bukurisë strukturore dhe përshtatjes harmonike që krijojnë një pamje tërheqëse të fytyrës.

Ne kemi një ekip të mrekullueshëm me dentistë, teknikë dentarë, ortodontë, periodontistë, implantologë, dhe kirurgë që njohin rregullat e analizës së buzëqeshjes dhe protokollet klinike, dhe që mund të garantojnë rezultate fantastike!

Më poshtë mund të gjeni operacionet që kryejmë në Tirana Dental Hospital.

Ndërhyrjet në proteza dhe estetika dentare

Proteza fikse

Proteza gjysmë fikse

Proteza të levizshme

Implante të sferës estetike

Faseta detare

Kirurgjia esetetike e gingivave

Zbardhja e dhëmbëve