Mirëserdhët në Tirana Dental Hospital

Tirana Dental Hospital sjell standarde të reja në stomatologjinë moderne, duke u pozicionuar si një klinikë prestigjoze që ndërthur teknologjinë bashkëkohore me ekspertizën profesionale të një niveli të lartë.

Cili është synimi ynë?

Ne synojmë të ndërtojmë një reputacion të bazuar në besueshmëri, cilësi dhe rezultate afatgjata, duke u diferencuar qartë në treg
përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe etike ndaj pacientit.
Në një treg ku shpesh konkurenca bazohet në oferta promocionale, filozofia jonë është e thjeshtë: “ Të konkurojmë përmes cilësisë dhe standardeve me të larta të trajtimit “. Ne besojmë se pacientët që i japin vlerë reale shëndetit të tyre kërkojnë më shumë sesa çmime të ulëta — ata kërkojnë siguri, profesionalizëm dhe kujdes të personalizuar.
Për këtë arsye, çdo pacient në Tirana Dental Hospital trajtohet si një rast unik.

Klinika i kushton rëndësi të veçantë ekzaminimeve dhe analizave të detajuara paraprake dhe vlerësimit të plotë klinik, duke siguruar që çdo plan trajtimi të jetë i personalizuar, i menduar me kujdes dhe i orientuar drejt rezultateve optimale dhe afatgjata.

Në Tirana Dental Hospital, cilësia është zgjedhje, jo kompromis !

Përse duhet të na zgjidhni?

Mjek të kualifikuar

Ekip i përditësuar vazhdimisht me teknikat më moderne për trajtime të sigurta dhe efikase.


Teknologji të avancuar

Diagnostikim dixhital dhe pajisje moderne për trajtime më të sakta, të shpejta dhe komode.


Qasje direkte me pacientin

Plane trajtimi të përshtatura sipas nevojave, kohës dhe buxhetit të çdo pacienti.


20+ vite eksperiencë

Përvoja shumëvjeçare garanton vendimmarrje të sigurt, profesionalizëm dhe cilësi.


Kujdes për pacientin

Ambiente mikpritëse, pritje të reduktuar dhe staf empatik për një eksperiencë sa më të qetë.


Transparencë dhe besim

Kosto të qarta, informacion paraprak dhe kujdes pas trajtimit për besim afatgjatë.


Në qendër të çdo trajtimi është pacienti, me kujdes të personalizuar, teknologji bashkëkohore dhe një angazhim të palëkundur për rezultate që zgjasin dhe buzëqeshje që frymëzojnë besim.

Pacient Ndërkombetar

Shërbime dentare premium për pacientë nga mbarë bota

Ne mirëpresim pacientë nga e gjithë bota, duke ofruar trajtime dentare të avancuara, teknologji moderne dhe asistencë të plotë për një eksperiencë të sigurt, komode dhe pa shqetësime.

Risi ne Kirurgjine Faciale

NJIHUNI ME EKSPERTIN PAS KETIJ VIZIONI

Lauren Muhametaj OMFS, PhD
I specializuar ne kirurgjine OMFS

 

Dr. Laureni është krijuesi dhe themeluesi i Tirana Dental Hospital, një qendër ekselence që përfaqëson standardet më të larta të stomatologjisë moderne. I specializuar në kirurgjinë OMFS të avancuar dhe kirurgjinë estetike, ai ka ndërtuar
një profil të spikatur profesional, të mbështetur në dije të thelluara, përvojë klinike dhe një vizion të qartë për përsosmëri.

Me një qasje precize, artistike dhe të orientuar drejt detajeve, Dr. Laureni kombinon teknologjinë më bashkëkohore me estetikën funksionale.

SHËRBIMET KRYESORE


IMPLANTE DENTARE


IMPLANTOLOGJI E AVANCUAR


PROTETIKE ESTETIKE DENTARE


KIRURGJI ORALE


DENTISTRI E PËRGJITHSHME


KIRURGJI ESTETIKE E FYTYRËS

Rezultatet e pacienteve para-pas

Transformime reale të buzëqeshjes, ku çdo rezultat tregon kujdesin, përkushtimin dhe profesionalizmin tonë.

Posted on Google Google
Sihat Alushaj profile picture
Sihat Alushaj
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifies that the original source of the review is Google.
Klinike dentare shumë profesionale, me staf të specializuar dhe shërbim cilësor. Ambientet janë moderne, komunikimi korrekt dhe kujdesi ndaj pacientit në nivel shumë të larte. Jam shumë i kënaqur me eksperiencën dhe e rekomandoj pa hezitim!
Posted on Google Google
Klaudjo Frashalliu profile picture
Klaudjo Frashalliu
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifies that the original source of the review is Google.
Shumë i kënaqur me shërbimin në Tirana Dental Hospital. Ambient shumë i rregullt dhe teknologji moderne plus stafi i jashtzakonshem