Implante dentare

Implantet dentare janë zgjidhja më moderne dhe afatgjatë për zëvendësimin e një ose më shumë dhëmbëve të humbur. Ato vendosen në kockën e nofullës për të zëvendësuar rrënjën natyrale të dhëmbit, duke ofruar stabilitet, funksionalitet dhe estetikë që i afrohen maksimalisht dhëmbëve natyralë.

Në klinikën tonë, trajtimi me implante realizohet pas një vlerësimi të detajuar klinik dhe radiologjik (CBCT), duke u bazuar në një plan trajtimi të personalizuar për çdo pacient. Përdorimi i teknologjisë moderne dhe materialeve me cilësi të lartë garanton rezultate të sigurta, funksionale dhe afatgjata.

implante dentare

Cilat teknika perfshihen ne Implantologjine Dentare?

All on 4

E ashtuquajtura teknika “All-on-4” përfshin futjen e 4 implanteve dentare në harkun mandibular ose maksilar që mund të vendoset menjëherë, (mund kryhet në një seancë të vetme).

All on 6

Gjashtë është numri i duhur i implanteve, për të mundësuar vendosjen e implanteve (ose vidave) të titanit. 6 eshte numri perfekt sepse nuk shumë i lartë i pare ne te gjitha aspektet, si nga ana estetike edhe nga ana profesionale.

All on 8

Sistemi i implanteve dentare All-on-8 konsiston në vendosjen e 8 implanteve dentare për çdo hark dentar, duke funksionuar si “ankorim” për një urë dentare fikse dhe jo të lëvizshme.