Dentistri e përgjithshme

Dentistria e përgjithshme është baza e një shëndeti oral të mirë dhe afatgjatë. Në Tirana Dental Hospital, kujdesi ynë dentar shkon përtej trajtimeve bazë — ne ofrojmë shërbime parandaluese, të kujdesshme dhe të personalizuara sipas nevojave të çdo pacienti.

Ne qofte se dëshironi të kryeni një kontroll rutinë apo të trajtoni një shqetësim që në fazat e para, dentistria e përgjithshme ndihmon në parandalimin e problemeve më serioze në të ardhmen.

Cfarë përfshihet në Dentistrinë e Përgjithshme?

Dentistria profilaktike

Parandalimi është trajtimi më i mirë për shëndetin oral. Me shërbimet e dentistrisë profilaktike në Tirana Dental Hospital, ne ju ndihmojmë të ruani dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm për vite me radhë.

Dentistria restorative

Çdo dhëmb i dëmtuar mund të rifitojë forcën dhe pamjen e tij natyrale. Me teknologji moderne dhe kujdes të personalizuar, ju ofrojme zgjidhje për një buzëqeshje të shëndetshme dhe funksionale.

Dentistria endodontike

Kur infeksioni prek pjesën e brendshme të dhëmbit, trajtimi endodontik mundëson ruajtjen e tij dhe parandalimin e komplikacioneve.

Dentistria estetike

Një buzëqeshje e bukur është pasqyra e vetëbesimit dhe mirëqenies suaj. Me zgjedhjet moderne të dentistrisë estetike në Tirana Dental Hospital, ju ndihmojmë të arrini buzëqeshjen që keni dëshiruar gjithmonë.