Me ngritjen e sinusit, ne i referohemi një operacioni që ju lejon të rrisni sasinë
e kockave në dispozicion për të vendosur një implant dentar. Operacioni konsiston në zmadhimin (dmth një ngritje reale) të sinuseve te nofullave, të përftuara nga ngjitja e kockës në hapësirën e krijuar midis membranës së sinusit (që është ngritur) dhe dyshemesë së sinusit maksilar.
Kirurgu përgatit fushën e operacionit duke hapur një dritare të vogël anësore në sinusin maksilar dhe duke ngritur membranën e sinusit. Në zgavrën e krijuar futet biomateriali kockor heterolog i përgatitur dhe futen edhe implantet e parashikuara dhe më pas sinusi mbyllet me membranë kolagjenike. Operacioni përfundon duke mbyllur dritaren e krijuar
me sutura.
Operacioni kryhet me anestezi lokale si çdo lloj operacioni dentar. Kohëzgjatja e nderhyrjes nuk kalon 30 minuta dhe pacienti nuk ndjen shqetsime gjatë procedurës. Në fund të nderhyrjes, do të administrohet një qetësues për të ulur dhimbjen.