Ekstraksione kirurgjikale/ Dhëmballa e pjekurisë

Dhëmballet e pjekurisë (molarët e tretë) janë dhëmbët e fundit që dalin dhe në shumë raste nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u pozicionuar siç duhet. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, infeksione, ënjtje, dëmtim të dhëmbëve fqinjë apo formimin e kisteve.

Kur rekomandohet heqja e dhëmbëve të pjekurisë?

  • Dhimbje ose ënjtje të përsëritura.
  • Infeksione të mishrave rreth dhëmbit.
  • Dhëmballe pjeserisht e dale.
  • Dëmtim i dhëmbit ngjitur.
  • Formim i kisteve ose lezioneve përreth.
  • Për arsye ortodontike ose para trajtimeve të tjera dentare.