EKSTRAKSIONI DENTAR

Kur një dhëmb i dëmtuar ose i infektuar nuk mund të trajtohet, duhet kryer ekstraksioni dentar per te parandaluar dhimbjen dhe komplikacionet e metejshme.

Mjeku stomatolog mund të rekomandojë ekstraksionin në rastet kur:

  • Dhëmbi është dëmtuar rëndë nga kariesi dhe nuk mund të restaurohet.
  • Ekziston një infeksion i avancuar që nuk mund të trajtohet me terapi të tjera.
  • Dhëmbi ka fraktura të thella.
  • Sëmundjet periodontale kanë shkaktuar lëvizshmëri të madhe të dhëmbit.
  • Nuk ka hapësirë të mjaftueshme për trajtim ortodontik.
  • Bëhet fjalë për dhëmbë të impaktuar, siç janë shpesh dhëmbët e pjekurisë.
  • Dhëmbi pengon vendosjen e një trajtimi protetik ose implantologjik.