Kirurgji estetike e mishrave të dhëmbëve

Kirurgjia estetike e mishrave të dhëmbëve dhe restaurimi i funksionit gingival është i një rëndësie thelbësore për mbrojtjen e pjesëve më të cenueshme të dhëmbëve, të kockës mbështetëse dhe për integritetin e indeve gingival.

Si mund të eliminohen defektet e mishrave të dhëmbëve?

Shumica e këtyre defekteve mund të eliminohen me mikrokirurgji të vogla, minimalisht invazive, por shumë të sofistikuara të gingivave.

Në duart e ekspertëve, këto ndërhyrje lejojnë rivendosjen e arkitekturës së dëmtuar të gingivës me arritjen e ribalancimit harmonik të buzëqeshjes dhe shëndetit oral.

Cilat janë defektet kryesore të mishrave të dhëmbëve

Kujdesi për mishrat e dhëmbëve është një proces aspak i lehtë në jetën tonë të
përditshme. Duhet të jeni gati për çdo gjë dhe për këtë arsye ne rendisim defektet kryesore të mishrave të dhëmbëve që mund të hasni në jetën tuaj:

  • recesione;
  • atrofi papilare;
  • asimetri gingivale;
  • inserim jonormal i frenulumit;
  • atrofia e indeve dhe kockave në zonat pa dhëmbë;
  • hipertrofia e gingivave;
  • buzeqeshje gingivale  ose “gummy smile”
  • tatuazhet e mishrave të dhëmbëve (të quajtura edhe “njolla të errëta”);
  • rritjet e gingivave.

Ndërhyrjet kryesore për mjekim

Operacionet kryesore mukogingive që kryhen në spitalin tonë stomatologjik për
restaurimin e indeve gingival, si në funksion dhe në estetikë janë:

  • Kirurgji me lazer gingival;
  • Trajtimi i gummy smile
  • Graft gingival;
  • Ripozicionimi i kurores.