EKSTRAKSIONI DENTAR
Kur një dhëmb i dëmtuar ose i infektuar nuk mund të trajtohet, duhet kryer ekstraksioni dentar per te parandaluar dhimbjen dhe komplikacionet e metejshme.
Mjeku stomatolog mund të rekomandojë ekstraksionin në rastet kur:
- Dhëmbi është dëmtuar rëndë nga kariesi dhe nuk mund të restaurohet.
- Ekziston një infeksion i avancuar që nuk mund të trajtohet me terapi të tjera.
- Dhëmbi ka fraktura të thella.
- Sëmundjet periodontale kanë shkaktuar lëvizshmëri të madhe të dhëmbit.
- Nuk ka hapësirë të mjaftueshme për trajtim ortodontik.
- Bëhet fjalë për dhëmbë të impaktuar, siç janë shpesh dhëmbët e pjekurisë.
- Dhëmbi pengon vendosjen e një trajtimi protetik ose implantologjik.

