Ekstraksione kirurgjikale/ Dhëmballa e pjekurisë
Dhëmballet e pjekurisë (molarët e tretë) janë dhëmbët e fundit që dalin dhe në shumë raste nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u pozicionuar siç duhet. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, infeksione, ënjtje, dëmtim të dhëmbëve fqinjë apo formimin e kisteve.
Kur rekomandohet heqja e dhëmbëve të pjekurisë?
- Dhimbje ose ënjtje të përsëritura.
- Infeksione të mishrave rreth dhëmbit.
- Dhëmballe pjeserisht e dale.
- Dëmtim i dhëmbit ngjitur.
- Formim i kisteve ose lezioneve përreth.
- Për arsye ortodontike ose para trajtimeve të tjera dentare.

