Implante faciale
Implantet faciale janë pajisje biokompatibile të projektuara për të përmirësuar volumin, projeksionin dhe konturet e strukturave të fytyrës. Ato përdoren për korrigjimin e mungesës së zhvillimit kockor, asimetrive ose për përmirësimin estetik të proporcioneve faciale.
Ndërhyrja realizohet nëpërmjet incizioneve të planifikuara për të minimizuar shenjat e dukshme. Implantet pozicionohen në raport të ngushtë me strukturën kockore, me synim një rezultat të qëndrueshëm dhe natyral.
