Riparimi i llapës së veshit
Riparimi i llapës së veshit është një procedurë e vogël kirurgjikale që synon rikthimin e formës dhe konturit natyral të llapës së veshit. Mund të rekomandohet në rastet e çarjes së plotë ose të pjesshme, zgjatjes së vrimës së vathit, traumave apo deformimeve të krijuara nga përdorimi i vathëve të rëndë.
Ndërhyrja zakonisht kryhet me anestezi lokale. Indi i dëmtuar riformohet me kujdes dhe skajet bashkohen për të krijuar një llapë veshi sa më simetrike dhe natyrale. Procedura është relativisht e shkurtër dhe rikuperimi zakonisht i shpejtë.
Pas shërimit të plotë, në shumicën e rasteve është e mundur edhe rishpimi i veshit për vendosjen e vathëve, sipas rekomandimit të kirurgut.